Aktualitet26 Shkurt 2019, 18:31

Plas sherri në protestë, Flamur Noka konfrontohet me policinë pas konsultimit me Bashën e Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri në protestë, Flamur Noka konfrontohet me policinë pas

Plas sherri në protestë, Flamur Noka konfrontohet me policinë pas konsulutimit me Bashën e Berishën

Ka shpërthyer revolta në protestën e opozitës. Qytetarët dhe militantët e opozitës janë përplasur ashpër me forcat e policisë. Ka qenë ish-deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili pasi është parë duke u konsultuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, ka krijuar tensione.

Noka dhe shumë protestues të tjerë kanë tentuar të çajnë rrjetin e policisë, që është vendosur para Parlamentit. Ndërkohë, pas përplasjeve të forta drejt zonës është afruar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Për të shpërndarë turmën, policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Aktualitet Protesta e opozitës