Sport 4 Nëntor 2019, 15:36

Plas te Napoli, Ancelotti kundër presidentit: Nuk jam dakord me të!

Shkruar nga Pamfleti
Plas te Napoli, Ancelotti kundër presidentit: Nuk jam dakord me të!

Situata tek ekipi i Napolit nuk është aspak e qetë, presidenti De Laurentis ka vendosur të grumbullojë ekipin deri ditën e dielë. Një vendim i tillë është marrë si shkak i rezultateve të dobëta në kampionat, vendim të cilin Carlo Ancelotti nuk e aprovon.

OBJEKTIVI – “Jemi të përqendruar për të zhvilluar një ndeshje të madhe nesër, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Grumbullimi është një vendim i klubit. Nuk jam dakord, por e pranoj ashtu siç duhet të bëjnë të gjithë. Sidoqoftë, është një detaj pa rëndësi dhe kundër Salzburgut duam të zhvillojmë një ndeshje të madhe”.

SITUATA – “E kemi ulur nivelin e intensitetit tonë. Në pjesën e parë kundër Romës nuk e kishim ndeshjen nën kontroll. Vetëm duke rritur intensitetin mund të arrijmë te rezultatet pozitive. Jam i shqetësuar për renditjen, por arrij ta ruaj qetësinë. Vlerësimi i saktë i situatës të ndihmon të bësh ndryshimet e nevojshme”.

BALOTELLI – “Mario bëri mirë dhe reagimi ishte korrekt. Mbase jemi në rrugën e duhur për të luftuar çështjen e racizmit”.

Sport Carlo Ancelotti Napoli