Sport18 Qershor 2018, 12:29

Plas te Vllaznia, kapiteni Lika më në fund “rrëfehet”: Skuadrën e rrëzuan njerëz të fortë në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Plas te Vllaznia, kapiteni Lika më në fund

Plas te Vllaznia, kapiteni Lika më në fund “rrëfehet”: Skuadrën e rrëzuan njerëz të fortë në Shkodër

“Vllazninë e rrëzuan njerëz të fuqishëm në Shkodër”. Kjo deklaratë e kapitenit të ekipit Gilman Lika ka sjellë shpërthimin e “vullkanit” dhe hedh dritë për arsyen e vërtetë të rënies së Vllaznisë një kategori më poshtë.

Në fakt, situata kishte rënë në qetësi, por një deklaratë e fortë e kapitenit Gilman Lika i ka trazuar ujërat sërish, pasi ai akuzon, jo me emra, njerëz të fuqishëm, si personat që e hodhën Vllazninë në Kategorinë e Parë, madje pohon se janë edhe shkodranë:

Më një intervistë të gjatë për mediet, Lika mes të tjerash ka theksuar: Jo më kot kam qëndruar për një kohë të gjatë pa folur, Çfarë nuk është thënë për Vllazninë. Përgjegjësi kanë edhe tifozët. Nuk kanë faj, por nuk na kanë mbështetur në asnjë ndeshje si duhet, me përjashtim të asaj me Kamzën. Kishim shumë nevojë për ta. Përgjegjësi kanë drejtuesit, sepse Vllznia e nisi kampionatin me një javë fazë përgatitore. Kuptohet që kjo gjë ndikoi në rezultatet tona dhe në fazën e parë morëm vetëm 5 pikë.

Por, arsyeja kryesore e rënies së Vllaznisë është se disa njerëz të fuqishëm në Shkodër kanë punuar shumë kundër saj. Donin që Vllaznia të binte. Jam 100% i bindur për këtë dhe nuk e di se për çfarë interesi e kanë bërë. Nuk mund të them emra konkretë dhe nuk e di a janë brenda, apo jashtë klubit, por ata kanë punuar kundër. Ne lojtarët kemi përgjegjësitë tona, nuk fshihemi, por e thashë se janë edhe disa arsye të tjera që kanë ndikuar në rënien e Vllaznisë një kategori më poshtë””, shprehet Lika.

Me siguri që kjo deklaratë do të sjellë debate të forta dhe njerëzit e fuqishëm e të pushtetshëm do të zbulohen dhe nëse konfirmohet kjo akuzë, atëherë kjemi të bëjmë me një megaskandal, pasi prapa skuadrës fshihen interesa të njerëzve të fuqishëm që duan të bëjnë biznes me futbollin. Mos ndoshta dhe në Shkodër ka ardhur koha të ndërtohen kulla të larta? /Pamfleti Sport

Sport