Politike30 Janar 2019, 19:48

“Plasi bomba e radhës në PS”! Vijnë reagimet e para pas publikimit të përgjimeve

Shkruar nga Pamfleti
“Plasi bomba e radhës në PS”! Vijnë reagimet e para

"Plasi bomba e radhës në PS"! Vijnë reagimet e para pas publikimit të përgjimeve

Menjëherë pas publikimit të përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”, ku faktoheshin lidhjet e socialistëve me bandat kriminale për blerjen e votave, kanë ardhur reagimet e para nga kampi opozitar. Dy deputetët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, kanë deklaraur se ‘kazanit’ i plasi bomba me këto përgjime.

Sipas dy zyrtarëve të lartë të PD, qeveria e Ramës është ilegjitime dhe se ka ardhur koha që shqiptarët t’i dëgjojnë edhe njëherë të vërtetat si dikur nga Zëri i Amerikës.

“Pra PD dhe Opozita paskan te drejte kur thonë që me Ramën nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme. Prandaj ky duhet rrezuar nga pushteti qe ti hapet rruge legjitimitetit. Për këtë bashkojuni të gjithë protestës ne 16 shkurt për ti dhënë fund narkoshtetit dhe regjimit te krimit te organizuar”, deklaron Spaho.

“‘Kazani’ e plasi dhe bomben e rradhes. Qeveria Rama eshte ilegjitime. Erdhi koha dhe nje here si nje here qe shqiptaret ti degjojne te vertetat nga ZERI I AMERIKES”, shkruan Paloka.

Politike Edi Paloka Edi Rama Edmond Spaho Pergjimet Zëri i Amerikës