Aktualitet 9 Dhjetor 2022, 19:13

Plasin arrestimet në Malin e Zi, përfundon në pranga prokurori special i lidhur me grupin “Kavaç”

Shkruar nga Pamfleti
Plasin arrestimet në Malin e Zi, përfundon në pranga prokurori

Plasin arrestimet në Malin e Zi. Policia ka vënë në pranga prokurorin Sasha Çagjenoviç, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria Speciale.

Ai akuzohet “për krijimin e një organizate kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Prokurori rezulton se ka qenë pjesë e bandës mafioze Kavaç.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, dyshohet se zoti Çagjenoviç në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sot në Prokurorinë Speciale të Shtetit si i dyshuar është marrë prokurori special S. Č., për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. I dyshuari akuzohet se në periudhën prej nga mesi i vitit 2020 deri në këtë vit, u anëtarësua në organizatën kriminale ‘Kavaç’. Ai merrte urdhra që të mos niste ndjekje penale për anëtarët e grupit në fjalë. Po ashtu pengoi zbulimin e autorëve të një sërë veprave të rënda”, njoftoi prokuroria.

lobodan Kascelan, kreu i klanit Kavaç, u arrestua në prill me urdhër të Dritan Abazovic. Kryeministri  zbuloi se, pas ndryshimit të qeverisë, klani i Kavacit i ofroi atij, nëpërmjet të afërmve të patriarkut të trafikantëve, Branislav Micunovic, ta takonte. Pas refuzimit të tij, ai mori një mesazh: “Do të shihemi, në një mënyrë ose në një tjetër …”

Menjëherë më pas u zbulua një tentativë vrasje nga bisedat e përgjuara telefonike. Plani ishte që të përdorej një snajper, si në rastin e Zoran Xhinxhiç thuajse dy dekada më parë. Dritan Abazoviç ka deklaruar se ai është gati që të paguajë çdo çmim për të mposhtur krimin e organizuar.

Kryesore #Arretime Mali i Zi