Sport 6 Qershor 2018, 11:57

Platini në kundërsulm, zbulon budallenjtë e Komisioneve

Shkruar nga Pamfleti
Platini në kundërsulm, zbulon budallenjtë e Komisioneve

Nuk është aspak emër i dashur për shqiptarët, mund të thuhet se është i urryer. Ish-presidenti i UEFA-s, Micheal Platini, ka fituar gjyqet e tij për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Pas betejave të gjatë me drejtësinë, Platini ka dalë i pafajashëm. A thua dhe drejtësia Evropiane është në kufijtë e shqiptares? Temë tjetër kjo…

Platini ka folur hapur në lidhje me drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s. Ai i sulmon ashpër për kohën që humbi dhe akuzat që u bënë në emrin e tij.  “Një mik më tha: shiko, po bëjnë diçka kundër teje. Nga ai moment ishte gjithçka një makth. Kaloja nga njëri komision te tjetri, i sigurt për pafajësinë time, por më pas u dënova 8 vjet, më pas 6, më pas 4. Njerëzit e kuptuan se ishte gjithçka false, gjithçka e planifikuar.

Ishin të gjitha idiotësi të FIFA-s për mua. Ishte shumë e vështirë për mua. Familja dhe miqtë e vërtetë më njohin mirë, por të tjerët në fakt, për pak kohë menduan se isha një bandit. Kam humbur 4 vjet nëpër komisione dhe duke iu shpjeguar gazetarëve gjithmonë të njëjtat gjëra. Duhet t’i rikuperoj. Nuk dorëzohem deri sa të pranojnë se nuk kam bërë asgjë kundër etikës, që jam pa njollë.  Ata të komisioneve janë budallenj dhe me ata do të merrem.

Për UEFA-n dhe FIFA-n nuk më bëhet vonë. Më vjen keq vetëm për faktin se shikimi i njerëzve ndaj meje kishte ndryshuar. Më shërbeu për autokritikë. Mendoja se isha i rëndësishëm. Njerëzve nuk u plas për presidentët”, – u shpreh Platini. 

Sport dënim FIFA Michael Platini UEFA