Aktualitet27 Janar 2023, 16:50

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Arritje e madhe për reformën në drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Arritje e madhe për

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot në Gjykatën Kushtetuese. Kryediplomatja amerikane thekson se plotësimi i Kushtetueses është një arritje e madhe për reformën në drejtësi, të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm.

“Që në dhjetor të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Kjo është një arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder që takova të gjithë gjyqtarët sot për t’iu uruar sukses në zgjedhjen e shefit të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.”- shkruan Yuri Kim në Twitter.

Mësohet se vizita e Kim tek Kushtetuesja erdhi pas zgjedhjes së 9 të anëtares se Kushtetueses. Më 25 Janar u betua anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Me betimin e Holta Zaçajt, si anëtaren e nëntë të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion është tashmë i plotë. Pas kësaj po vijojnë procedurat për zgjedhjen e kryetarit. Vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

As of Dec 2022, ?? Constitutional Ct is complete with 9 judges. Major achievement for justice reform, which is strongly supported by ??. An honor to meet all judges today to wish success in electing a new chief & delivering justice w/independence & integrity, in accordance w/law. pic.twitter.com/7FjK5oqFdH

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 27, 2023

Kryesore Kushtetuesja SHBA Yuri Kim