Showbiz24 Maj 2022, 20:36

Po bëhej gati për raportim, tifozi i Fejnordit puth gazetaren shqiptare gjatë transmetimit live (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Po bëhej gati për raportim, tifozi i Fejnordit puth gazetaren

Po bëhej gati për raportim, tifozi i Fejnordit puth gazetaren shqiptare gjatë transmetimit live (Video)

Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Conference Leauge në stadiumin “Air Albania”, ku do të sfidohen Roma dhe Fejnordi. 

Kjo ngjarje po pritet me shumë padurim dhe emocion nga shqiptarët, ndërsa tashmë kanë mbrërritur në kryeqytet tifozët e të dyja skuadrave. 

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me një tifoz të skuadrës së Fejnordit me gazetaren e Klan News, Glidona Daci. Kjo e fundit po përgatitej për të raportuar nga zona e Pedonales ku ishin mbledhur tifozët holandezë, ndërsa njëri nga ata i afrohet dhe e puth në faqe. Më tej tifozi i kërkon të formojnë një zemër me duar dhe largohet pasi i dhuron edhe një puthje tjetër gazetares. 

Daci e mori me mjaft sportivitet situatën, duke buzëqeshur dhe më pas nisi të raportojë. 

Kjo është një ngjarje “historike” për vendin tonë, pasi jehona e Shqipërisë përmes futbollit do të dëgjohet kudo. 

Showbiz gazetarja tifozi i Fejnordit