
Emanuela Morini dhe Emily Shaqiri ishin mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”. Bashkëshortja dhe vajza e Ilirit Shaqirit zbuluan se si e pritën lajmin që balerini ishte një nga finalistët e parë të “Big Brother VIP”.
“Me britma gëzimi, po dridheshim sepse nuk e dimë se çfarë pëlqen publiku. Gjërat ndryshojnë sipas dinamikave në shtëpi dhe jemi të lumtura. Ditët pa të kanë qenë të vështira, sepse ndihet mungesa e babait. Por ne jemi të forta”, tha Emily, ndërsa bashkëshortja e Ilirit shtoi: “Kemi ndarë detyrat me Ilirin dhe tani jam vetëm, ka qenë paksa e vështirë. Kur të kthehet Iliri unë kam nevojë të shkoj me pushime”.
Ndërkohë Emily, ka treguar se po planifikon të relizojë një këngë si dedikim për Ilirin dhe nënën e saj, duke u shprehur se kjo do të jetë supriza për të atin pasi të dalë nga shtëpia e big Brother VIP.