Aktualitet 2 Qershor 2022, 23:51

“Po fola, duhet të hapni një burg të ri”! Gazetarja zbardh detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani

Shkruar nga Pamfleti
“Po fola, duhet të hapni një burg të ri”! Gazetarja

“Talo Çela na ndau 20 mijë euro”! Çfarë tha Nuredin Dumani për Gentian Sharrën

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Për ‘Opinion’, Lala tha se përpara se të rrëfehej për disa nga vrasjet më të bujshme në vend, Dumani ka pohuar se para hetuesisë se: ‘po fola unë, do të duhet të hapni një burg të ri’.

“Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Unë jam e prirur të besoj dëshminë e Nuredin Dumanit.

Ngjarjet që kemi parë, është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar. Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze ku janë përfshirë direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxha.

Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete” – tha Lala.

Aktualitet Nuredin Dumani