Aktualitet16 Maj 2022, 21:34

“Po i japim terren Rusisë”, Borrel: Në qershor të hapen negociatat për Tiranën dhe Shkupin

Shkruar nga Pamfleti

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell Fontelles ka kërkuar që në Qershor të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm, ai tha se kushtet janë plotësuar.

“Duhet të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë menjëherë. Ky është gjithashtu dhe një angazhim im personal si përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe zëvendëspresident i Komisionit Europian. Shpresoj, që kjo do të ndodhë gjatë presidencës franceze. Është më shumë se një shpresë dhe se një urim. Ne të gjithë e shohim, se kjo vonesë është e papranueshme. Nuk mund t’ju kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që përmbushin të gjitha kriteret, të rrinë ulur, lidhur me njëri tjetrin, pa iu dhënë atyre një perspektivë të qartë”, ka deklaruar Borrell.

Sipas tij, kjo situatë po dëmton të dyja palët dhe është një dhuratë për Rusinë.

“Kjo situatë jo vetëm që i dëmton të dy vendet, por po na dëmton dhe ne. Po na kushton shumë në termat e besueshmërisë dhe perspektivës politike. Kjo është dhuratë për Serbinë. Josep Borrell  ka nënvizuar gjithashtu, se Komisioni Europian ka prezantuar disa herë rekomandimin mbi bazë të cilin janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe është koha që kjo të bëhet realitet”, tha ai.

Shkupi BE Borrel negociata