alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Po i mbarojnë trupat dhe raketat moderne”, Admirali britanik: Rusia nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë Ukrainën

17/06/2022, 13:43
ne Bota, Konflikti Rusi-Ukraine
A A

-Lexo edhe:

Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?

“Politiko”: Më shumë se 60 vende luftojnë për të mundësuar importin e ushqimit

Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Radakin është shprehur se Rusia ka “humbur strategjikisht” luftën në Ukrainë dhe është bërë një “fuqi më e vogël”.


Admirali Radakin, tha se Vladimir Putin kishte përdorur 25% të ushtrisë ruse vetëm për fitore fare të vogla dhe sipas tij edhe pse Rusia mund të arrijë “suksese taktike” në javët e ardhshme, ai tha se çdo nocion se lufta ka qenë një sukses është gënjeshtër.

Ai tha se Rusisë po i mbarojnë trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë të gjithë Ukrainën.

“Presidenti Putin ka përdorur rreth 25% të fuqisë së ushtrisë së tij për të fituar një sasi të vogël territori dhe 50,000 njerëz ose të vdekur ose të plagosur. Rusia është tani një “fuqi më e zvogëluar” diplomatikisht dhe ekonomikisht se disa muaj më parë. Çdo ide se ky është një sukses për Rusinë është absurditet. Rusia po dështon. Mund të ketë disa suksese taktike gjatë javëve të fundit. Dhe ato mund të vazhdojnë për javët e ardhshme. Por Rusia po humbet strategjikisht“, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes, tha se Mbretëria e Bashkuar do të shtojë qindra trupa të tjera si përforcim në Estoni për të frenuar avancimin e mëtejshëm të Rusisë.

Admirali Radakin, tha se Moska ishte detyruar të hiqte dorë nga objektivat e saj për të marrë nën kontroll shumicën e qyteteve të Ukrainës dhe tani ishte e përfshirë në një betejë taktike në të cilën luftimet janë bërë tepër të vështira.

“Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë. Rusia nuk do të marrë kurrë kontrollin e Ukrainës. Rusia ka humbur tashmë strategjikisht. NATO është më e fortë, Finlanda dhe Suedia po kërkojnë të bashkohen. Makina ruse po gërryen dhe po fiton nja dy, tre, pesë kilometra çdo ditë dhe kjo është e vështirë për Ukrainën, por kjo do të jetë një luftë e gjatë. Dhe ne po mbështesim Ukrainën, Ukraina ka treguar se sa e guximshme është me të vërtetë. Dhe Rusia ka dobësi sepse po i mbarojnë njerëzit, po i mbarojnë raketat e teknologjisë së lartë”, tha ai

Admirali, Radakin tha se ishte në kontakt me homologun e tij ukrainas, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, i cili e kuptoi se ata ishin në një “betejë të vështirë” në lindje.

Por sipas sekretarit të mbrojtjes Wallace, tani më aleatët kishin filluar t’i jepnin Ukrainës artileri dhe sisteme raketash me rreze të gjatë dhe se së shpejti Ukraina do të jetë në gjendje të bëj “përparim të rëndësishëm në lindje të vendit”.

Admirali britanik i quajti ukrainasit njerëz të zgjuar dhe të guximshëm duke shtuar se kanë nevojë për ndihmë për të kapërcyer ketë ngjarje.

“Ata janë njerëz të guximshëm. Ata janë njerëz të zgjuar për sa i përket mënyrës sesi po e çojnë luftën me rusët. Por ata janë gjithashtu njerëz të ndershëm, duke thënë se në fakt kanë nevojë për ndihmë“, u shpreh ai.

Gjithashtu shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën duke theksuar se janë në gjende ti mbështesin për një kohë të gjatë.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?

11/08/2022, 15:17
Bota

“Politiko”: Më shumë se 60 vende luftojnë për të mundësuar importin e ushqimit

11/08/2022, 15:11
Miliarderi rus që guxon të flasë hapur kundër Putinit: Ata të gjithë kanë frikë!
Bota

Miliarderi rus guxon të flasë hapur kundër Putinit: Ata të gjithë kanë frikë!

11/08/2022, 15:00
Kim Young Un dhe motra e tij Kim Yo-Jong, zyrtare e lartë koreanoveriore, të fotografuar në 2018
Bota

Kim Jong-un s’është i paprekshëm! E motra e pranon: Vuajti nga “ethet” gjatë shpërthimit të Covid-19

11/08/2022, 12:34
Bota

“Luftë” në Twitter/ Iranianë e izraelitë përfshihen në debatin për Bosnje Hercegovinën

11/08/2022, 12:18
Sa të shqetësuar duhet të jemi rreth virusit të ri “LayV” që po përhapet në Kinë?
Bota

Sa të shqetësuar duhet të jemi rreth virusit të ri “LayV” që po përhapet në Kinë?

11/08/2022, 11:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

“Liz Truss e ka vendin në ferr”, gazetari i Putinit kërcënon Sekretaren e Jashtme britanike dhe e akuzon se po nxit luftë fetare

Vrasja në Belgjikë, Artan Hoxha: Avokati që mbrojti Kasandër Nogën përmendet nga Nuredin Dumani

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

“Bajrmanin e dua te Fiorentina”, Edi Reja flet për yjet kuqezi: Asllani mjaft cilësor, dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare

“Bajrmanin e dua te Fiorentina”, Edi Reja flet për yjet kuqezi: Asllani mjaft cilësor, dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare

11/08/2022, 15:41

“Rama nuk do që Saliu të dalë nga politika”, Ngjela: Meta dhe Berisha janë tërbuar nga frika e prangave, të dy janë zhytur në korrupsion

11/08/2022, 15:28

Dhunohet me sende të forta pranë banesës, efektivi në Peshkopi qëllon me armën e shërbimit

11/08/2022, 15:25

Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?

11/08/2022, 15:17

“Politiko”: Më shumë se 60 vende luftojnë për të mundësuar importin e ushqimit

11/08/2022, 15:11

Në bursë bie çmimi i karburanteve, në Shqipëri rritet; Bordi ndryshon sërish vlerat për naftën dhe benzinën

11/08/2022, 15:09
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In