Sport18 Qershor 2018, 14:39

Shkruar nga Pamfleti

Nga çmimet e taksive, te rezervimet në restorante për të huajt, Moska është bërë e frikshme.

 

Pavarësisht sforcos që kanë bërë autoritetet, duket se është e pamundur që të shmanget ‘gjuetia’ ndaj turistëve.

Një taksist ka ‘rrjepur’ një vizitor vietnamez, të cilit i mori plot 23 mijë rubla, ose 300 euro, për t’a çuar nga Sheshi I Kuq në aeroport, ndërkohë që vlera reale e taksisë është 1 mijë rubla. Në momentin  që klienti filloi të ankohej ai është kërcënuar nga taksiti. Gjithçka përfundoi me një denoncim në polici.

Ndërkohë restoranti i njohur gjeorgjian ‘Ghenatsvale’, siç raporton një gazetar rus, që e frekuenton shpesh, ka krijuar një menu në anglisht me çmime të dyfishuara. Ndërkohë, disa tifozë meksikanë që kishin prenotuar një hostel në qendër të qytetit, paguan nga 5 mijë rubla nata, ndërkohë që gjatë gjithë vitit çmimi është 500 rubla.

Sport