Kronike14 Tetor 2018, 16:40

Po largoheshin me “BMW”, arratisja e tre grabitësve shqiptarë përfundon me vdekje

Shkruar nga Pamfleti
Po largoheshin me “BMW”, arratisja e tre grabitësve

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Rivoltan me Pandinon në  Itali, duke i shkaktuar vdekjen një shqiptari.Një bandë grabitësish shqiptarë që u përpoqën t’i iknin karabinierëve u përfshinë në një aksident rrugor, ku një nga tre hajdutët gjeti vdekjen.

Mediat italiane shkruajnë se mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 minuta një makinë tip BMW, me tre shqiptarë në bord doli jashtë rrugës, duke lënë të plagosur rëndë edhe dy personat e tjerë. Forcat e rendit dhe dy ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke transportuar të plagosurit për në spital.

Trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga makina rreth orës 1:30 minuta, ndërsa mjeti i shkatërruar plotësisht u largua prej andej me kamion rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 31- vjeçari shqiptar me iniciale A.K, banues në Cassano d’Adda, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë dy bashkëkombësit e tij, ku njëri është transportuar për në spitalin e Brescias dhe tjetri në spitalin e Kremones.

Kronike arratisje BMW' Itali