Bota23 Mars 2022, 08:46

“Po lëvizin nga veriu dhe jugu”, inteligjenca britanike zbulon ku po zhvendosen trupat ruse

Shkruar nga Pamfleti
“Po lëvizin nga veriu dhe jugu”, inteligjenca britanike zbulon

“Po lëvizin nga veriu dhe jugu”, inteligjenca britanike zbulon ku po zhvendosen trupat ruse

Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë së fundmi se trupat ruse po lëvizin nga veriu dhe jugu për të “mbështjellë forcat ukrainase në lindje të vendit”. Trupat po përparonin nga Kharkiv dhe Mariupol, raporton BBC.

Ndërkohë, luftimet në veri, që synojnë kapjen e kryeqytetit Kiev, mbeten “kryesisht statike”, thotë ministria.

“Forcat ruse ka të ngjarë të kryejnë një periudhë riorganizimi përpara se të rifillojnë operacionet sulmuese në shkallë të gjerë,” thuhet në shënimin informues.

Rusia gjithashtu dukej se po përpiqej të anashkalonte Mykolaiv-in në drejtimin e saj drejt perëndimit Odesës, qyteti port në jug-perëndim.

Bota BBC Mbretëria e Bashkuar Ministria e Mbrojtjes