Sport26 Nëntor 2022, 17:17

“Po luajmë për jetën, t’i vrasim”, shikoni si reagonte Maradona para finales me Gjermaninë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Po luajmë për jetën, t’i vrasim”, shikoni si

“Po luajmë për jetën, t’i vrasim”, shikoni si reagonte Maradona para finales me Gjermaninë (Video)

Argjentina është përsëri në një situatë të vështirë në Kupën e Botës, siç i ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, edhe pse ka pasur një superekip me një yll si Lionel Mesi në krye. Duket qartë që “Albiceleste” ndjen mungesën e një lideri motivues, një figure siç ka qenë Diego Maradona, i cili ishte i jashtëzakonshëm në këtë rol jo vetëm me spektaklin që bënte në fushë.

Kjo shihet qartësisht në këtë video në prag të ndeshjes me Gjermaninë në finalen e vitit 1986. Maradona shfaqet duke bërë nxehmje edhe në tunel, ndërsa u bën thirrje shokëve të skuadrës që të dalin “për të vrarë”, pasi po luanin “për jetën”.

Portieri i afrohej dhe i thoshte që pas dy orësh do të ishin kampionë bote. “Jemi që tani”, dëgjohet të thotë “Pibe D’Oro”, i bindur plotësisht se ajo do të ishte dita e Argjentinës, ashtu siç ndodhi.

Sport Argjentina Diego Armando Maradona Kupa e Botës