Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rreth rrotullimin e Poshnjës në Urën-Vajgurore. Pronari i një karburanti ka qëlluar aksidentalisht veten me armë zjarri.
Sipas asaj që raporton policia, Irfan Aziz ka qënë duke luajtur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta është shkrepur duke e goditur në dorë.
37-vjeçari, Azizi ka marrë plagë të rënda në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës mjekësore, policia e ka shoqëruar në komisariat pasi arma ishte pa leje.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.