Showbiz 4 Janar 2023, 08:22

“Po më penalizon”, Efi vendos kush do të mbajë biletën e kthimit pas ndarjes nga Mikela

Shkruar nga Pamfleti
“Po më penalizon”, Efi vendos kush do të mbajë

Efi ka kërkuar që të ndahet si konurrente veçmas nga Mikela, edhe pse ato hynë si një e vetme. Efi i ka thënë Big Brother se Mikela po i penalizon lojën. Në një bisedë të dyja në dhomën e rrëfimit, ato kanë shprehur pakënaqësitë ndaj njëra-tjetrës, deri në të bërtitura.

Efi: Më mirë të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia, se nuk e kontrolloj dot!

Por vendimin nëse ato do të ndaheshin , Vëllai i Madh ia la Mikelës, e cila tha se përderisa Efi e kërkonte këtë gjë ishte më e drejtë të ndaheshin.

Mikela: Besoj që do jetë më e drejtë të jemi të ndara, për mua do e dua njësoj dhe nuk e shoh kundra meje, por preferoj të jemi të ndara.

Por tani mes tyre ka një tjetër problem, bileta e fatit e cila mund të jetë vajtje-ardhje, dhe është vetëm një e tillë.

Cila nga vajzat do e mbajë atë? Edhe pse këtë vendim do ta merrte po Mikela, ishte Efi ajo që tha se biletën do e mbajë Mikela.

Showbiz BBV