Aktualitet18 Qershor 2018, 21:58

Po “peshojnë” nderin e Mazrekut, ata që turpin “nuk ua ngre dot as vinçi”

Shkruar nga Pamfleti
Po “peshojnë” nderin e Mazrekut, ata që turpin “nuk

Vetë japin dekorata “nderi kombit”, për tradhtarët e kombit

 

Një ditë iku, kanë mbetur dhe dy ditë deri sa të harrohet “çudia”, e titulli-kartonit “Nderi Qytetit-Has” për Gafur Mazrekun, dhënë nga 13 bashkë-fshatarë me “post” këshilltarë të kësaj bashkie skajore, që buxhetin vjetor e ka sa pagesa që familja presidenciale “Meta-Kryemadhi”, harxhon në 1 vit për shkollimin universitar të vajzës në Angli.

Vorbullën e kësaj “çudie”, me nderimin e Gafur Mazrekut, po e trazojnë disa politikanë të lartë pa asnjë “fije” nderi, që mbrojnë qentë dhe vrasin njerëzit, që ulërijnë për korrupsion me vaksinat e pulave dhe zhvasin floririn, bankat, fondet publike të spitaleve, energjisë, shkollave, rrugëve, skrapit të ndërmarrjeve të katandisura gërmadha prej tyre,  deri  fondet e supës së azileve të pleqve dhe shtëpive të fëmijëve, duke i kthyer në pasuri “mal” për fëmijët e tyre!

Është anormale dhe amorale, që del e përflet karton-nderin e Mazrekut, Sali Berisha, të cilit nuk mund t’i gjesh asnjë “grimcë” nderi, në asnjë nga sjelljet dhe punët e tij, qysh kur ka qenë student, por ja që guxon e jep alarmin dhe quan “plehra e kriminelë”, këshilltarët në malet e Hasit, ndërkohë që vetë ka ngritur statuja, monumente, buste, muze dhe kengë, ka emërtuar shkolla, spitale, rrugë, lagje e institucione shtetërore, me emra individësh me “damka turpi”, ndaj  kombit shqiptar!

Del e përflet edhe ish-presdenti Nishani, një “karton nderi” që iu dha Mazrekut, pa ceremoni atje majë malit të Hasit, ndërkohë që vetë Jari i Presidencës ka dhënë me ceremoni shtetërore në mes të Tiranës, dhjetëra dekorata “Nderi i Flamurit e Kombit” për tradhëtarë të kombit, për pushtues, që kanë ulur flamurin e kombit, për masakrues të popullit, për copëtues dhe shitës të trojeve amtare!

Del e “peshon” nderin e Mazrekut edhe presidenti Ilir Meta, ekzemplari dhe rekordi i korrupsionit shtetëror në çdo funksion që ka uzurpuar, me pazare krimi, turpin e të cilit ndaj popullit e vendit… “nuk e ngre dot as vinçi”!/Pamfleti/

Kryesore ata që turpin “nuk ua ngre dot as vinçi” Po “peshojnë” nderin e Mazrekut