Aktualitet11 Dhjetor 2018, 10:53

Po priste furgonin për të shkuar në shkollë, kush ishte mësuesja që humbi jetën në një aksident në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Po priste furgonin për të shkuar në shkollë, kush ishte

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një grua 46-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë, teksa priste furgonin për të shkuar në shkollë. Mësohet se ajo ishte mësuese në një shkollë në Bushat të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, gruaja është identifikuar me emrin Shpresa Shimaj. Largimi i papritur dhe shumë i parakohshëm nga jeta e Shimajt, do të lërë pas shumë trishtim tek kolektivi por edhe nxënësit e shkollës.

Sipas policisë, në drejtim të mjetit tip Benz që i mori jetën mësueses, ishte një tjetër grua, rreth 38 vjeçare. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në një aks mjaft të frekuentuar në drejtim të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.12.2018, në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetësja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeçe, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në ambientet e D. V. P. Shkoder për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aktualitet aksident mesuese