
Po rezulton një dështim i madh, tifozët e Liverpulit tallen keq me sulmuesin që u ble 80 mln euro nga Benfika (Video)
U transferua me bujë nga Benfika te Liverpuli, për shifrën rekord 80 milionë euro, por sulmuesi Darvin Nunjez, po rezulton një dështim i madh. Uruguaiani me paraqitjet e tij në miqësoret e zhvilluara së fundmi është shndërruar në një objekt talljeje për tifozët.
Në rrjetet sociale së fundmi kanë qarkulluar disa video me përmbledhjet e gabimeve amatore që Nunjez ka bërë gjatë miqësoreve të zhvilluara. Sulmuesi po punon të përshtatet me stilin e lojës së skuadrës angleze, teksa po has vështirësi në ditët e para.
Tifozët kanë krijuar një përmbledhje të shkurtër të gafave të Nunjez nga ndeshja e sotme ndaj Kristal Palas, të zhvilluar në Singapor.
At this rate Darwin Nunez gonna make Romelu Lukaku look like prime Fernando Torres??? pic.twitter.com/gKrObeow06
— badboy.jeremy (@badboy_jeremy1) July 15, 2022