Politike 5 Nëntor 2022, 09:41

“Po shikohet interesi personal”, Tabaku goditje Berishës: Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet

Shkruar nga Pamfleti
“Po shikohet interesi personal”, Tabaku goditje Berishës: Nuk e

Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet dhe nuk e konceptoj dot që në partinë time në 2022 të jemi me të vetmen alternativë të sulmit të atij që mendon ndryshe, për interes personal, duke anashkaluar interesin kryesor”.

Këtë mesazh përcolli deputetja demokrate Jorida Tabaku, kur u pyet për situatën që po kalon Partia Demokratike 6 muaj para zgjedhjeve lokale. Sipas saj fokusi duhet të jetë qeveria dhe jo mendimi ndryshe.

Këshilla ime është që sot qeverisjen e kemi përballë një makineri të tërë që ka filluar fushatën elektorale. Nuk do të thotë që unë mendoj ndryshe dhe jam e keqe. Unë kam të vërtetën time, ti do të më sulmosh.

Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet dhe nuk e konceptoj dot që në partinë time në 2022 të jemi me të vetmen alternativë të sulmit të atij që mendon ndryshe. Por ajo që po ndodh duke mos menduar për interesin e vendit por për pushtetin personal të ngastrës të PD dhe parlamenti po anashkalojmë interesin kryesor që duhet të ishin qytetarët”, tha Tabaku në “A2 CNN”.

Ajo tha se e sheh me trishtim dhe përgjegjësi situatën në PD.

E sigurt është që jam një nga personat që më dhemb më shumë situata ku ndodhet sot PD, më intereson më shumë se ata që flasin. E shoh me trishtim edhe për votuesit e PD që nuk i kemi dhënë ato që prisnin këto 8 vite. E shoh përgjegjësinë edhe te vetja ime, ndjej përgjegjësi për çdo gabim për të shkuarën”, u shpreh Tabaku.

Politike