Showbiz15 Gusht 2019, 23:59

Po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët: Olti Curri i jep një “shuplakë” politikës së Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Lufta" për Alketa Vejsiun nuk ka të mbaruar, Olti Curri e degjeneron keq fare

Blogeri i njohur Olti Curri është një nga figurat publike më të njohura. Ai shquhet për natyrën e të thënit gjërat troç. Curri duket se është armik i përbetuar me të gjithë ku pavarsisht çdo gjëje nuk pëlqen të bëjë kompromise me të vërtetën.

Olti është shumë aktiv në rrjete sociale kjo për shkak dhe të punës së tij. Së fundmi ai ka realizuar rubrikën pyetje-përgjigjie ku pyetjet kanë qenë nga më të larmishme. Ndër të tjera ato që kanë rënë në sy duke marrë vemendjen e ndjekësve dhe jo vetëm janë:

Njëri prej tyre e pyet blogerin nëse e bën dot punën e Edi Ramës. Olti shquhet për natyrën e të dhënit përgjigjie pikante dhe në këtë rast nuk ka munguar një e tillë ku ka thumbuar drejtpërdrejtë Ramën.

“Jo nuk do mundesha . Nuk do mundesha kurrë ta prish Shqipërinë dhe ëndërrat e shqiptarëve kaq keq, u shpreh Olti.”

Një ndjekës tjetër i shkruan: Ja kalon Edit për ironi.

“Po flet për Edi Manushin ishalla se Edi Rama s’ka fije ironie apo sarkazme. Ai ka vetëm nënçmim për njerëzit. Ironi dhe sarkazëm ka Dash Shehi dhe Fatos Nano.”

Tek të dyja pyetjet Curri nuk ka lejuar ti shpëtojë kjo situatë pa thumbuar fort Ramën për të gjithë situatën politike që ndodhet sot për sot vendi. Ai i ka vënë në dukje se deri më tani vendimet e tij sa vijnë dhe e shkatërrojnë vendin dhe këtë situatë blogeri ia faturon Ramës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët: Olti Curri i jep një "shuplakë" politikës së Ramës