Aktualitet 4 Tetor 2018, 10:03

‘Po s’votove, do vuash pasojat’! Si i kërcënoi Donald Lu politikanët shqiptarë, SMS-ja e diplomatit që i

Shkruar nga Pamfleti
‘Po s’votove, do vuash pasojat’! Si i kërcënoi

'Po s'votove, do vuash pasojat'! Si i kërcënoi Donald Lu politikanët shqiptarë, SMS-ja e diplomatit që i vuri të gjithë në rresht për Reformën në Drejtësi

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, do të mbahet mend si njeriu i hekurt i drejtësisë shqiptare dhe tmerri i politikanëve të korruptuar. Në kohën kur do të votohej në Kuvend Reforma në Drejtësi, diplomati Lu ju ka drejtuar një mesazh të gjithë politikanëve, duke ju kërkuar të votojnë pro kësaj reforme.

Mesazhi kërcënues dhe i prerë i Lu është zbuluar vetëm një natë më parë nga aleati i Lulzim Bashës, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Përmes këtij mesazhi të fortë, kryediplmati i SHBA ja doli t’i vinte të gjithë politikanët shqiptarë në rresht për të votuar Reformën në Drejtësi, një ndër reformat më të mëdha që do të shpartallojë me themel korrupsionin dhe krimin në vendin tonë.

Donald Lu ka paralajmëruar deputetët se nëse nuk do të ishin në Kuvend ditën e votimit, më 21-22 korrik 2016, për t’i thënë ‘PO’ kësaj reforme, do të kishin pasoja. Mesazhi kërcënues duket se ju ka shkuar të gjithë deputetëve, të cilët mbrëmjen e gjatë të 21-22 korrikut ishin në Kuvend, ku miratuam me 140 vota pro Reformën në Drejtësi, e cila ka nisur zbatimin e saj dhe së shpejti pritet të godasë korrupsionin në nivele të larta.

I ftuar në “Top Story”, Duka ka zbuluar sesi u kërcënuan deputetët opozitarë që të votonin në favor të reformës në Drejtësi.

 “I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!”, shkruhej në sms.

Përveç tij, këtë sms e morën deputetët Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediut dhe disa të tjerë.

“Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Mu personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë shumë e rëndësishme për vendin tuaj, Gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që reforma në Drejtësi duhet të kalonte”, deklaroi Duka.

Kryesore Donald Lu mesazhi kercenues politikanet shqiptare Reforma në Drejtësi