Aktualitet 4 Nëntor 2022, 12:23

Po të dëgjonit "Pamfleti"-n, Trifoni i “Bana King” duhej arrestuar me kohë e shumë më pak drogë do kishte hyrë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Po të dëgjonit "Pamfleti"-n, Trifoni i “Bana

Po të dëgjonit "Pamfleti"-n, Trifoni i “Bana King” duhej arrestuar me kohë e shumë më pak drogë do kishte hyrë në Shqipëri

Por u la i lirë, madje pas çdo ngarkese kokainë që i kapej në Durrës, Trifoni vinte në Shqipëri e shoqërohej nga krerë të lartë të policisë, para e pasi jepte intervista te televizionet ku bënë reklamën “Bana- King”

Pas tre ngarkesave me afro 2 ton kokainë brenda vitit 2022, që ka futur në Shqipëri krye-trafikanti Trifon Murataj, mbrëmjen e së enjtes në kontejnerët e tij “Bana King”, janë kapur edhe 33.5 kg kokainë e siç thuhet, mund të ketë sasi të tjera edhe në 30 kontejnerët e tjerë.

Pas kapjes së kokainës, agjentët e SPAK kanë mësyrë në Portin e Durrësit dhe kanë deklaruar, se është shpallur në kërkim krye-trafikanti pronar i “Bana- King”, Trifon Njazi Murataj, ndërsa ministri Bledar Cuçi përgëzoi policinë dhe e quajti sukses kundër narkotikëve.

Shumë mirë bëri ministri Çuçi që përgëzoi policinë, shumë mirë bëri edhe SPAK që kërkon arrestimin e krye- trafikantit Trifon Murataj, i cili sillte kokainë nga Ekuadori, sikur të ishte qumësht pluhur, por si vonë duket, apo jo?!

Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!

 Megjithëse DEA kishte vite që informonte, më në fund drejtësia shqiptare filloi veprimet ndaj kompanisë “Bana King”, skeduar e faktuar si grup i strukturuar kriminal, dhe i njohur si “Lider” në trafikimin e kokainës nga Ekuadori në vendin tonë.

Por nëse Arben  Kraja i SPAK dhe Bledar Çuci i Policisë, do kishin dëgjuar thirrjet e shpeshta që ka bërë “Pamfleti”, krye-trafikanti Trifon Njazi Murataj duhej arrestuar me kohë.

Por Trifoni u la i lirë, madje pas çdo ngarkese kokainë që i kapej në Durrës, Trifoni vinte i krekosur në Shqipëri dhe shoqërohej nga krerë të policisë, para e pasi jepte intervista te televizionet ku bënë reklamën “Bana -King”.

Nëse Trifon Murataj, do ishtë arrestuar që prej 2 vitesh kur bënte thirrje “Pamfleti”, dhe do t’i ishte bllokuar aktiviteti i importit “Bana- King”, nuk ka asnjë dyshim që në Shqipëri do ishte futur shumë herë më pak kokainë.

Gjersa bosin e “Bana  King” e kanë shpallur në kërkim, po e ndihmojmë drejtësinë shqiptare e “Interpol”-in, me adresën e tij në SHBA: “10 Addison Boyce Drive, New City, New York-10956”; ku ai ka shumë pasuri e llogari bankare dhe jeton me familjen./Pamfleti

Lexoni dhe këto shkrime të publikuar nga “Pamfleti”, si provë e thirrjes drejtuar Policisë dhe SPAK-ut, pse nuk arrestonte krye-trafikantin Trifon Murataj:

https://pamfleti.net/dea-zbulon-skemen-kokaina-qe-sjell-bana-king-ruhet-nga-klani-i-fierit-trifon-murataj-bashkepunon-me-ben-qimen/

https://pamfleti.net/pse-nuk-bllokohet-bana-king-dhe-nuk-arrestohet-pronari-trafikanti-i-kokaines-trifon-murataj/

https://pamfleti.net/kush-eshte-kingu-i-ps-qe-ka-ndikuar-ne-spak-per-te-mos-sekuestruar-firmen-bana-king-dhe-bosin-e-saj/

https://pamfleti.net/shefat-e-policise-dhe-spak-kane-ngrene-banane-bana-king-apo-kane-frike-ta-shkelin-se-rreshkasin/

https://pamfleti.net/foni-i-bana-king-qe-u-kap-me-119-kg-kokaine-po-lobon-me-cek-te-bardhe-per-te-shpetuar-djalin-ne-gjykaten-e-apelit/

https://pamfleti.net/skandali-ne-durres-pas-arkave-me-kokaine-qe-u-zhduken-fshihet-bana-king-trifon-murataj-fut-ne-xhep-te-gjithe-strukturat-e-portit/

Kryesore “Pamfleti” #Bana King #trifon murataj Arrestimi