Editorial29 Shtator 2022, 07:47

Po të ishte Azem Hajdari gjallë, cili “Peshk” do ja “ngucte” Fatmirën?

Shkruar nga Pamfleti
Po të ishte Azem Hajdari gjallë, cili “Peshk” do ja

Po të ishte Azem Hajdari gjallë, cili “Peshk” do ja “ngucte” Fatmirën?

Ky lloj “sulmi” ndaj krimit të organizuar shtetëror, ku zbrazet fisheku i shtatë para të parit, na jep të drejtë të pyesim në emër të audiencës sonë; More hajdutë, se u bëtë qesharakë, po të ishte Azem Hajdari gjallë, cili “Peshk” do ja “ngucte” Fatmirën?

Shkruan Sokol Pepushaj

Të ishte Azem Hajdari i gjallë, a kishte “kërçik” Kolegji i Apelimit të Vetting-ut ta akuzonte për hajdute gruan e tij Fatmirën?
Pyetja e tejkalon rastin.
Pse “shqepet” paksa një dosje, e nuk “zgjidhen” mijëra më të trasha, pse “Peshq” më të mëdhenj janë të qetë dhe drejtësia s’ka shanse ti prekë as me pupël.
Kjo është çështja.
Po të ishte Azem Hajdari i gjallë, do t’i hante me këpucë jo veç “Peshqit” e përmasave të Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, e Sokol Çomo, që do vendosnin nëse i ka me rrogë apo jo pallatet 10 katëshe e miliona dollarë pasuri Fatmira, por do “gëlltiste” lehtë edhe “Peshq” të Mëdhenj si, Adriatik Llalla, Arben Ahmetaj, Arben Kraja, Lali Eri, Ilir Beqja, Fatmir Mediu e deri Bablokun e Ballukun bashkë.
Azem Hajdari, do ishte mbi të gjithë, ndoshta edhe mbi vrasësin e tij.
Prandaj po i kushtojmë vëmendje fenomenit.
Pas çeljes së kapitullit 23 dhe 24 të bashkëpunimit Shqipëri-BE, kuptohet, të gjithë “Peshqit” nga i Shkurtri tek i Gjati do përfundojnë në Burg sipas Modelit kroat e rumun.
Diskutohet veç radha.
“Peshq shumë më të mëdhenj se ajo i kemi zyrave të shtetit e deri auditoreve ku ushtrojnë detyra elitare e esenciale, mësojnë e stërvitin brezin e ri si të vjedhin, mashtrojnë e të dalin nesër antiamerikanë të zellshëm.
Pikërisht pse është gjysmë- peshk, Sali Berisha po u bën presion Edi Ramës dhe drejtësisë me gjysmë- dosjen e saj.
Edhe pse gjysmë- peshk, dosja e Fatmira Hajdarit do merrte vëmendje nëse shfletonte Vendimin Gjyqësor nr 2726, të datës 28.12.2017, ku Sulejman Basha, vjehrri i kryeministrit bëhet pronar i tokës së Toptanëve në Surrel.
Fatmira Hajdari, pjestare e trupës gjykuese të Apelit, i ka quajtur “Palë në mungesë, që nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë”, Fadil dhe Xhemile Toptanin, që të dy të vdekur, 3 dhe 7 vite para se të zhvillohej ky proces gjyqësor.
Ironia e vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, se “unë nuk besoj te sferat magjike” dhe se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit duke anuluar planet e tjera”, nuk kishte se si ta gjente këtë vendim skandaloz, se është larg, në Dosjet e Gjykatës së Apelit, ku e fsheh vetë trupa e Vetting-ut.
Duhet të jesh ose pjesë e mafies mediatike, ose i paaftë, të mos kuptosh ku e ankoron Sali Berisha “nëndetësen” dhe cili është arsenali i tij.
Përplasjet e angazhimeve kërkojini tek gjeneza e të keqes, tek teknicienët e vjedhjeve të votave që pasohet me të tjerat pasuri.
Sapo “minjtë” ndjenë tërmetet e drejtësisë, Saliu i kapi vetë komandat strategjike për koordinatat antiamerikane.
“Shfletoni” pak “Pamfletin” se do të lexoni dosjet e plota dhe lëvizjet strategjike, qyshkur “matematikani” i vjedhjes së shumë zgjedhjeve Skënder Gjinushi, iku dhe u fsheh mes reparteve të librave si “shkencëtar” në Akademinë e Shkencave.
Vëreni me kujdes!
Kishin “humbur” deri Gazmend Oketa, Arben Imami e Genc Pollo.
Deri tani, askush nuk ka guxuar as të prishë radhën e burgut, as të mbushë garuzhdën më shumë se e lejon shefi.
Shefi i selisë rozë, kohët e fundit, sikur nuk është dhe aq i sinqertë me mafien. Ka futur “gishtin” edhe tek shërbimet e huaja, ndaj Sali Berisha orienton hapjen e një gjysmë dosjeje për një gjysmë peshk.
Ky lloj “sulmi” ndaj krimit të organizuar shtetëror, ku zbrazet fisheku i shtatë para të parit, na jep të drejtë të pyesim në emër të audiencës sonë; More hajdutë, se u bëtë qesharakë, po të ishte Azem Hajdari gjallë, cili “Peshk” do ja “ngucte” Fatmirën?/Pamfleti

Editorial #cili “Peshk” do ja “ngucte” Fatmirën? #Po të ishte Azem Hajdari gjallë

Editorial