Politike 9 Dhjetor 2022, 07:29

“Po të ishte Azemi gjallë, Basha s’hynte në PD”, Patozi i kthehet Rudina Hajdarit: As ti s’do ishe! 

Shkruar nga Pamfleti
“Po të ishte Azemi gjallë, Basha s’hynte në

Ish-deputetja, Rudina Hajdari është shprehur se po të ishte gjallë babai i saj, Azem Hajdari, Lulzim Basha nuk do të kishte hyrë në Partinë Demokratike. Kjo deklaratë e fortë e saj, u pasua nga ish-deputeti Astrit Patozi i cili u shpreh se as vetë Hajdari nuk do të ishte.

Hajdari: Do doja ta kisha gjallë sot jo për veten time. Do ishte një lloj protagonizmi. Nuk mendoj që do të kishim një Bashë në PD.

Patozi: As ti s’do të ishe se do ishte ai.

Hajdari: Unë asnjëherë nuk e kam pretenduar këtë , por ishte ajo lloj historie që më inkurajoi do zgjidhja një rrugë tjetër, madje do isha shumë e lumtur me një profesion tjetër.

Patozi: Ishte për humor.

Pollo: Jemi 30 vite më vonë, vlerat nuk ndryshojnë por interpretohen, një periudhë 30-vjeçare është e gjatë, prandaj në këtë mënyrë do të doja ta xhustonim bisedën, u tha në fillim, kryesisht nga propaganda, ishte e nxitur nga Ramiz Aalia, ishte marrëveshja e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam parë që të provohet diçka e ngjashme.

Politike Astrit Patozi PD Rudina Hajdari