alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

27/06/2022, 20:06
ne Forum
A A
Bashkon "duart" me Metën për qeverinë teknike? Berisha: Qëllimi ynë i vetëm, largimi sa më parë i Edi Ramës!

Bashkon "duart" me Metën për qeverinë teknike? Berisha: Qëllimi ynë i vetëm, largimi sa më parë i Edi Ramës!

Është gjë e mirë që Berisha e ka kuptuar se po shkakton probleme tek opozita, por nuk ka pse vë maskën e protestuesit, që të mos e njohin. Le të ikë ai nga opozita, se ndoshta në protestë shkon dhe gjysma e socialistëve. Tani, në vend që opozita të bashkojë energjitë kundër pushtetit, duhet të harxhojë energji të pranojë Sali Berishën në krye të saj dhe për këtë të dalin ne protestë në pikë të vapës në korrik.

Shkruan Mero Baze


-Lexo edhe:

Mynxyrat e shtatorit po afrohen!

Lustracioni “çek” i Berishës kundër prokurorëve të Gërdecit!

I dëshpëruar që emri i tij ndan opozitën dhe është i papranueshëm në shumicën e saj, Sali Berisha po përpiqet të gjejë një maskë të re për të vazhduar më tej. Pasi 35 deputetë kanë refuzuar t’i bashkohen atij, ai po përpiqet tani të diferencojë opozitën, jo më pro dhe kundër Berishës, pasi këtë betejë e ka humbur, por “pro dhe kundra protestave”.

Është pak a shumë i njëjti bllof që tenton të bëjë me Qeverinë, kur paraqet rezoluta anti-genocid, me qëllim që të “diferencojë” Qeverinë, nëse është “pro apo kundër” Serbisë. Të njëjtën gjë tani po e bën për të përçarë më tej opozitën. Meqë ka ngel në pakicë sa i përket figurave politike të opozitës, tani po kërkon t’i kompleksojë ato duke i diferencuar nëse janë pro apo kundër protestës së thirrur më 7 korrik.

Deri tani grupet opozitare nuk janë shprehur rreth protestës, përveç krahut të Petrit Vasilit në LSI. Por deputetët brenda PD natyrisht që nuk do të jenë në një mendje, jo për shkak të protestës, por për shkak të Sali Berishës. Dhe nuk kanë faj.

Problemi është se arsyet që një deputet opozitar të dalë në protestë janë me mijëra, por në këtë rast ka vëmendje pasi Berisha është zjarrfikësi i protestës. Pra ky debat nuk do të ekzistonte, nëse në krye të opozitës nuk do të ishte Berisha. I vetmi që po shkakton dilema nëse duhet shkuar apo jo në protestë, është Sali Berisha. Pra nuk është e vërtetë që ai është nxitësi i protestës.

E vërteta e hidhur është se ai është zjarrfikësi i protestës. Po të mos ishte ai nuk do të ekzistonte fare ky debat, jo më për deputetët e opozitës, por dhe për shtresën gri të shoqërisë. Pra problemi nuk është tek gatishmëria e shoqërisë për protestë, apo tek gatishmëria e PD për protestë, por tek Sali Berisha, i cili ndan pjesën opozitare pro dhe kundër protestave.

Ai ka akuzuar për një kohë të gjatë Lulzim Bashën si zjarrfikës protestash, kurse vetë Berisha e ka problemin ende pa nisur protesta, pasi është arsyeja e vetme që shkakton debat pse nuk duhet shkuar në protestë. Në këtë prizëm, nëse Luzlim Bashën ai e akuzon si zjarrfikës ilegal, vetë është zjarrvënës legal i përçarjes opozitare ende pa nisur protesta.

Është gjë e mirë që e ka kuptuar që emri i tij shkakton probleme tek opozita, por nuk ka pse vë maskën e protestuesit, që të mos e njohin. Le të ikë ai nga opozita, se ndoshta në protestë shkon dhe gjysma e socialistëve. Tani, në vend që opozita të bashkojë energjitë kundër pushtetit, duhet të harxhojë energji të pranojë Sali Berishën në krye të saj dhe për këtë të dalin ne protestë në pikë të vapës në korrik.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Mynxyrat e shtatorit po afrohen!

12/08/2022, 21:30
Forum

Lustracioni “çek” i Berishës kundër prokurorëve të Gërdecit!

12/08/2022, 20:54
Forum

Opozita që pret të “vdesë” Berisha, ose Meta…

12/08/2022, 20:27
Forum

Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

12/08/2022, 20:03
Forum

Një Europë alternative nuk është utopi, zoti Borrel

12/08/2022, 17:24
Forum

Kjo elitë politike duhet të shkrihet, përfaqëson interesat e kusarëve dhe familjeve të tyre

12/08/2022, 17:12
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest për zv/drejtorin kontrovers Albert Nushi, si manipuloi ngjarjen dhe lidhjet me rastin “Babale”

Foto Ilustruese

Vetëm 4 ekselentë në provimin e Gjuhë-Letërsisë, gjuhëtarja kërkon ndjesë publike: Fajtorët e vetëm jemi ne!

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In