Sot, 193 vite më parë lindi në një familje aristokrate ruse, Leo Tolstoi, një prej penave më të vlerësuara të shpirtit rus.
Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh të “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, dhe një numri të madh romanesh e krijimesh letrare, ka qenë e mbushur me mjaft peripeci.
I ati, Kont Nikolla Ilic Tolstoi, vdiq kur shkrimtari i ardhshëm ende nuk kishte mbushur 9 vjeç. Kështu ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes së tij, Tatiana Aleksandra Ergolska. Rininë e kaloi në vendlindje ku edhe qe edukuar. Më 1844 hyri në Universitetin e Kazanit dhe në vitin 1847, ende pa mbaruar studimet, u kthye në vendlindje për shkak të pakënaqësisë ndaj regjimit të atëhershëm universitar carist.
Me 1854 u transferua në Krime ku mori pjesë aktive dhe tregoi trimëri të rrallë në mbrojtjen e Sevastopolit. Heroizmi dhe vetëmohimi i ushtarëve rus në këto luftime të përgjakshme i bëjnë përshtypje dhe inspirohet për krijmtari.
Më pas udhëton në shtetete të ndryshme.
Kur kthehet në atdhe, ai fillon me një zell të madh punën për krijimin e shkollës Jasnaja Poliana.
Po me ketë emër ai fillon të botojë një revistë pedagogjike me artikuj të ndryshëm, por idetë e tij mbi edukimin e lirë dhe aktivitetin ,që zhvillonte ngjallën dyshime të forta tek autoritetet cariste. Në Korrik të vitit 1862 me urdhër të Petërsburgut dhe në mungesë të tij, u bë nje kontroll i imtësishëm prej dy ditësh në Jasnaja Poliana nga organet qeveritare. Leo Tolstoi, i zemëruar nga ky veprim i qeverisë, i shkruan leter Aleksandrit II duke kërkuar dënimin e fajtorëve.
Pas martesës me të bijën e një mjeku, Sofia Andrenjeva Bers, fillon që jeta t’i lulëzojë shkrimtarit dhe ai fillon më 1864 punën e madhe dhe të gjatë të shkrimit të veprës së madhe “Lufta dhe paqja”.
Autori rus vështirë të mos gjendet në bibliotekën e të gjithë atyre, të cilët janë të apasionuar pas librave.