Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të bindë veten se ambasadorja amerikane Yuri Kim flet në emër të saj dhe jo të presidentit Biden.
Edhe pse dy zyrtarët më të lartë, Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Donfried dhe i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar e kanë thënë se ajo flet në emër të Shtëpisë së Bardhë, Berisha mundohet të bindë të vetët se ata gënjejnë. Sot në Berat ai sulmoi sërish ambasadoren.
“Thërret gazetarë dhe ju thotë censuroi, pse jepni Berishën dhe pse jepni foltoren. Thërret ata që bëjnë sondazhe që tregojnë se ku është pengu i saj dhe thoshte çfarë janë këto sondazhe. Dhe përgjigjja ishte se ajo përfaqëson presidentin. Presidenti është burrë i nderur dhe mik i shqiptarëve. Unë e kam njohur. Ajo nuk përfaqëson kurrë kur ndërhyn në gjykata. Ajo shkel ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare”, tha ai.