Aktualitet 8 Prill 2022, 09:35

Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 41-vjeçarja në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës,

Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 41-vjeçarja në Sarandë

Një 41-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër mëngjesin e sotëm pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, me automjetin e saj në drejtim të Tiranës.

Burime bëjnë me dijse se është arrestuar shtetësja Eralda Shkurta, 41-vjeç e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip ‘Honda’, po i çonte drejt Tiranës.

Gruaja u kap në flagrancë në aksin nacional Tepelenë-Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja.

Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 12”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. Sh., 41 vjeçe, banues në Sarandë.

Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Aktualitet #Eralda Shkurta Arrestim emigrantë Grua Sarandë Tiranë transport