Aktualitet12 Dhjetor 2018, 18:45

Po vjen fundi i një klase të deformuar, zgjidhen 2 anëtarët e parë të KLGJ (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Po vjen fundi i një klase të deformuar, zgjidhen 2 anëtarët

Po vjen fundi i një klase të deformuar, zgjidhen 2 anëtarët e parë të KLGJ (Emrat)

Zgjidhen dy anëtarët e parë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ). Ata janë Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi. Hallunaj u zgjodh me 215 vota, ndërsa Kadi me 135, ndërkohë që pritet të zgjidhen edhe 4 anëtarët e tjerë.

Pritet të zgjidhen automatikisht edhe Marcela Shehu dhe Brikena Ukperaj, pasi nuk kanë konkurrencë.

Gjatë ditës së djeshme u plotësua me 6 anëtarë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Votimi për dy organet e drejtësisë KLGJ dhe KLP është konsideruar si procesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.

Ngritja e KLGJ-ës dhe KLP-ës pritet të rikthejë normalitetin në sistemin e Drejtësisë, ndërsa i hap rrugë dhe formimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, organe të cilat do të jenë të fokusuara te lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Aktualitet anëtarët Gjykata e Krimeve të Rënda