Kroacia ka marrë suksesin e parë në Kupën e Botës, në ndeshjen që triumfoi 4-1 ndaj Kanadasë.
Goli më i shpejtë i këtij Botërori i takoi pikërisht këtij takimi. Pas 68 sekondash lojë, Alfonso Devis shndërroi në gol një krosim të Bushanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakoviç që e pati të pamundur të bënte diçka.
Të besuarit e Zlatko Daliç, me mjaft karakter bënë gjithçka mirë dhe përmbysën shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht realizoi Kramariç, ndërsa pak më vonë ishte radha e Livajas.
Kanadezët reaguan me Xhonatan Devid në fillimin e fraksionit të dytë, por gjuajtja e tij u ndal nga Livakoviç.
Andrej Kramariç i Hofenheimit vulosi përfundimisht 3 pikët, me rrjetën e dytë personale në këtë takim. Në fund pati kohë edhe për golin e Majer.
Kroacia kryeson grupin F, me 4 pikë, po aq sa ka Maroku. Kanadaja qendron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikes, por nga ana tjetër bëhet ekipi i dytë pas Katarit që eliminohet nga Kupa e Botës.