
Poker i Lacios në Serinë A, bardhekaltërit hedhin “KO” ish-ekipin e Rei Manajt, Hysaj protagonist në ‘Olimpico’
Lacio ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj ish-skuadrës së Rei Manajt, Specian në stadiumin “Olimpico”, e vlefshme për javën e 8 të Serisë A italiane.
Në minutën e 3, ishte Çiro Imobile, i cili humbi mundësinë e golit të parë me penallti.
Goli i parë u realizua nga Zakanji në minutën e 12.
Goli i dytë erdhi nga ish-kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli në minutën e 24.
Goli i tretë dhe i katërt u realizuan nga Sergej Milinkoviç-Saviç, respektivisht në minutat 61 dhe 90+1.
Në këtëtë takim ishte protagonist edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysai, i cili dhuroi asistin e golit të katërt të bardhekaltërve me autor serbin, Milinkoviç-Saviç.
Me këtë sukses, Lacio ngjitet në vendin e 3 me 17 pikë, ndërsa Specia renditet në vendin e 12 me 8 pikë.