
“Pole positon” për Ferrarrin, Vershtapen niset nga vendi i dytë, zhgënjen sërish Hemilton
Sharls Leklerk do të niset nga vendi i parë në garën e nesërme, me rivalin e tij për këtë sezon, Maks Vershtapen që do të niset nga vendi i dytë.
Në Çmimin e Madh të Spanjës, piloti nga Monako do të ketë avantazhin e “pole position”, por Kampioni i Botës në fuqi nuk do t’ia bëjë të lehtë nga vendi i dytë.
Karlos Sainz do të jetë ai që do të mbyllë treshen e parë, ndërsa Mercedez mund të gëzohet me Xhorxh Rasëll i cili do të niset nga vendi i katërt.
Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë, i cili nuk bëri më shumë se vendi i gjashtë.
Gjithsesi, çdo gjë pritet të shikohet nesër, në Çmimin e Madh të Spanjës, ku mund të ndodh gjithçka.
Full details from #SpanishGP qualifying ?#F1 pic.twitter.com/xHdIzym7U4
— Formula 1 (@F1) May 21, 2022