alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Polemika dhe paqartësi mbi listat e hapura”, analistët: PS po provokon tension të qëllimshëm për të përçarë opozitën

21/09/2020, 19:29
ne Politike
A A
"Polemika dhe paqartësi mbi listat e hapura", analistët: PS po provokon tension të qëllimshëm për të përçarë opozitën

Në Tiranë, partitë politike vazhdojnë polemikat dhe mospajtimet mbi reformën zgjedhore. Analistët e zhvillimeve politike pohojnë se premtimet për lista të hapura nuk po përmbushen, por kanë mbetur në vorbullën e retorikave boshe.


-Lexo edhe:

Konsultimet për presidentin, Salianji: Alibeaj nuk ka tagër, i ka bërë të gjitha veprimet e nxituara

“Kushdo është në të drejtën e tij të mos kuptojë”, Rama përplaset me Metën, Vjosa Osmanin dhe presidentin e Malit të Zi: Ballkani i Hapur nuk ndalet

Ekspertët mendojnë se afati për një kompromis mes palëve është brenda këtij muaji, që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje minimalisht të rregullta dhe paraprakisht të pakundërshtuara. Analistët e politikës pohuan se polemikat e fundit mbi reformën zgjedhore në Tiranë mes forcave politike po bëhen kryesisht për t’u dukur të zellshëm para institucioneve ndërkombëtare dhe për t’ia faturuar njëra tjetrës dështimin se sa për të bërë vërtet një reformë të qëndrueshme.

Palët, sipas tyre, janë në drejtime të kundërta, dhe duken sikur nuk kanë interes për kompromis, po bëjnë propozime për të penguar zgjidhjen konsensuale në prag të procesit zgjedhor.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta thotë se debatet mes partive politike mbi listat dhe koalicionet zgjedhore përditë e më shumë po edhe më acarruese, sepse situata nuk po qartësohet, por lëshohen deklarata që e thellojnë krizën politike.

“Drafti i Partisë Socialiste provokoi paqartësi, duke u paraqitur në Këshillin Politik së fundi. Aty aktorët politikë janë çorientuar dhe sforcuar dhe nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje, sidomos me përcaktimin e mënyrës se si do të organizohen koalicionet zgjedhore. Ne e kuptojmë që Partia Socialiste po arrin të provokojë një tension të qëllimshëm për të futur në sherr opozitën e bashkuar mbi këtë temë” – tha zonja Meta.

Opozita kërkon reformë zgjedhore, por pala tjetër ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke e pamundësuar mirëkuptimin politik, thekson drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Propozimet e sjella nga PS nuk i japin rëndësi votës së qytetarëve, sipas tij, ndaj është një shans i humbur për të patur një parlament shumë më të mirë se ky i sotmi.

Zoti Krasniqi thotë se oferta e socialistëve është e paqartë dhe devijon shumë nga premtimi i partive politike dhe i shumicës për një sistem krejtësisht të hapur, ku qytetari do të zgjedhë deputetin.

“ Nuk do të kemi hapje 100 për qind të listave, por do të kemi një mekanizëm, i cili praktikisht i jep shumë më tepër kontroll partisë dhe kryetarit mbi listat. Por kjo po fshihet pas retorikës për lista të hapura. Nëse qytetari dëshiron të zgjedhë një kandidat për deputet brenda listës së ofruar nga kryetari i partisë, atëherë duhet që ky kandidat duhet të mundë partinë brenda listës, sepse duhet të marrë vota më shumë se sa kandidatët e listës së partisë, gjë që është gati e pamundur dhe mund të ndodhë vetë në raste shumë të pakta” – tha zoti Krasniqi.

Debatet mbi reformën zgjedhore duhej të ishin shmangur, sipas analistëve, qysh në muajin korrik, kur parlamenti ndryshoi Kushtetutën.

Oferta e Partisë Socialiste për të ndryshuar strukturën e zgjedhjeve të ardhshme nuk e shtyn dialogun drejt një kompromisi, por drejt një konfilkti të ri politik, pohuan ata.

Zonja Meta shton se krahas grindjeve mes dy partive më të mëdha, ekziston një tension i madh edhe mes partive më të vogla për sa i takon mundësive reale për të ndërtuar koalicione dhe për të kapërcyer pragun kombëtar prej 3 për qind.

“Ndoshta drafti i Partisë Socialiste duhet të ishte më i konsultuar dhe duhej të ishte paraqitur në kohën e duhur, pasi në e dimë që Këshilli Politik ka patur një seri të gjatë mbledhjesh, dhe propozimi i PS-së erdhi tani në fund, duke shkaktuar konfuzion. Ka shumë paqartësi se ku synon të dalë në fund drafti i Partisë Socialiste. Megjithatë, ata e kanë hedhur edhe një dorashkë sfide” – tha zonja Meta.

Ekspertët mendojnë se oferta e fundit teknike, ku vendosen kandidatët e partisë dhe ku qytetari mund të zgjedhë një kandidat, që tejkalon mesataren e votave të partisë, duket shumë larg premtimit dhe duket gati e pamundur për të siguruar një përfaqësim më qytetar në parlamentin e ardhshëm.

Zoti Krasniqi thotë se aktualisht ekziston një presion ndërkombëtar që palët të arrijnë një kompromis politik, afati është fundi i këtij muaji dhe para se të hapen negociatat me BE-në duhet të gjendet zgjidhje politike.

“Periudha e mbetur, sidomos deri në fund të muajit, për të bërë ndryshimet partitë duhet të ruajnë këtë ritëm, që palët së paku të arrijnë të ruajnë sjelljen institucionale dhe të shkojnë në një proces zgjedhor jo të kontestuar paraprakisht, por të paktën ai të ketë kushte dhe standarte minimale, i cili në rastin teorik të ofrojë rotacion politik, ose në rastin më të mirë të ofrojë një përfaqësim më cilësor politik” – tha zoti Krasniqi.

Analistët theksojnë se më 25 prillin e ardhshëm Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të rregullta dhe të pakundërshtuara paraprakisht. Për këtë komprimisi duhet gjetur tani, dhe nëse zgjidhja nuk gjendet, penalizimi do t’i kalojë Shqipërisë, dhe zgjedhjet e ardhshme do të nisin me një dritëhije të madhe politike. /VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Konsultimet për presidentin, Salianji: Alibeaj nuk ka tagër, i ka bërë të gjitha veprimet e nxituara

18/05/2022, 22:28
Politike

“Kushdo është në të drejtën e tij të mos kuptojë”, Rama përplaset me Metën, Vjosa Osmanin dhe presidentin e Malit të Zi: Ballkani i Hapur nuk ndalet

18/05/2022, 20:25
Ballkani i Hapur/ Osmani dhe Gjukanoviç hodhën poshtë “ofertën” e Ramës, Meta mbështet qëndrimin
Politike

Ballkani i Hapur/ Osmani dhe Gjukanoviç hodhën poshtë “ofertën” e Ramës, Meta: Procesi i Berlinit, të mos ndikohet nga projektet rivale!

18/05/2022, 20:21
Politike

“Të kam gjetur dollibash doktor”, demokrati shkon në takimin e Berishës me shishen e rakisë me vete

18/05/2022, 19:55
Politike

“Po tenton të bllokojë daljen time në media”, Berisha vijon të gënjejë veten: Jam i sigurt që Yuri Kim nuk përfaqëson Bidenin

18/05/2022, 19:49
Politike

Berisha i tërbuar nga injorimi i Pompeos: E ftoi Taulant Balla, nuk kisha arsye ta takoja

18/05/2022, 19:37
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
"60 dosje me emra të mëdhenj do hetohen nga BKH", Ngjela plas "bombën": 60% e liderëve politikë nuk do kandidojnë në 25 prill!

SHBA do detyrojë qeveritë në Shqipëri e Kosovë, drejt një bashkëpunimi historik për t’i hapur rrugë bashkimit kombëtar

Luis Suarez “tradhëton” Juventusin, por nuk largohet nga Spanja. Sulmuesi uruguajian arrin akordin me skuadrën e re

Luis Suarez “tradhëton” Juventusin, por nuk largohet nga Spanja. Sulmuesi uruguajian arrin akordin me skuadrën e re

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08

Mirë që “ikën”, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si “Mesia”, Kryemadhi…!

18/05/2022, 22:59

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister
  • Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #president #gazeta #austria #saliberisha #edirama #lulzimbasha
  • Ai vendim i qeverisë amerikane shkaktoi natyrisht një shock politik në Shqipëri, e në radhë të parë tek opozita shqiptare, e cila e kishte pasur Sali Berishën lider të saj për 30 vjet.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #nongrada #amerika #politik #spak #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In