Kronike 7 Janar 2023, 15:41

Policë kriminelë/ 132 efektivë të arrestuar gjatë 2022-shit, 313 në hetim; qytetarët ankesa për “Rrugoren” dhe “Rendin”

Shkruar nga Pamfleti
Policë kriminelë/ 132 efektivë të arrestuar gjatë

Përveç parandalimit dhe dokumentimit të ngjarjeve të rënda kriminale, Policia e Shtetit është përballur edhe me një dyndje të policëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Vetëm në vitin që lamë pas 132 efektivë janë arrestuar nga kolegët e tyre.

Përveç numrit të lartë të të arrestuarve, plot 313 punonjës policë të sektorëve të ndryshëm janë vënë në hetim nga organi i akuzës nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës.

Ky numër i lartë i punonjës vijnë kryesisht nga sektorët të cilët kanë më shumë kontakt më qytetarët. Ata janë policia e qarkullimit rrugore, forcat e patrullës si dhe forcat shqiponja.

Ankesa më të shpeshta që qytetarët kanë për policinë ka të bëjë me sjelljen e efektivëve. Në Agjencinë për Mbikëqyrjen policore janë regjistruar më shumë se 4 mijë telefonata në 12 muaj me denoncime të ndryshme nga niveli drejtues deri tek ai zbatues.

Përveç hetimit dhe arrestime, nga Drejtoria e Përgjithshme janë përjashtuar 85 efektivë.

Firma e fundit e Rrumbullakut e dhënë në për përjashtim ka të bëjë më efektivin e shqiponjave Ylber Dybelin, por edhe për policin e rrugores Renato Feri, i cili kundërshtoi me forcë kolegët e tij të njësisë shqiponja dhe gjatë kontrollit në makinë iu gjet edhe kanabis. /Ora News

Kronike Arrestime policia