Bota 3 Qershor 2018, 21:00

Polici arreston dy vajza, akuzohet për abuzim seksual

Shkruar nga Pamfleti
Polici arreston dy vajza, akuzohet për abuzim seksual

Një karabinier në Ravena, është duke u hetuar, pasi ka ndaluar dy vajza dhe me njërën prej tyre ka kryer dhe marrdhënie seksuale gjatë orarit të punës.

 

Kjo ngjarje ka ndodhur që në 11 janar, karabinieri është pushuar nga puna që më atë periudhë, por sot është publikuar rezultati i hetimeve, të cilat u kryen nga prokurorja Cristina D’Aniello.

 

Gruan me të cilën karabinieri kreu marrdhënie ai e takoi në një bar atë natë. Kjo e fundit e kishte denoncuar karabinierin për dhunë seksuale, por deklaratat e saj u hodhën poshtë nga hetimet dhe deklararat e vajzës tjetër.
Shoqja e saj ka thënë se marrëdhënia mes tyre ka qenë konsensuale.

 

I dyshuari, 48 vjeç, kishte shkuar ne kazerme gjate mesnates, ai kishte thene se ishte urgjente qe t’i merrte nje deshmi grave, sipas raportimit të mediave italiane.

Bota