Aktualitet30 Janar 2023, 10:50

Policia aksion në Tiranë, heq kamerat “spiune” në zonën e “Ali Demit”

Shkruar nga Pamfleti
Policia aksion në Tiranë, heq kamerat “spiune” në

Një aksion i shtrirë në disa qytete të vendit ka bërë që të sekuestrohen qindra kamera në rrugë e që dyshohet se ishin vënë aty nga kontigjentë kriminalë.

Ndërkohë ditën e sotme aksioni ka nisur në kryeqytet për heqjen e kamerave që shkelin privatësinë e të tjerëve e që mund të shfrytëzohen nga eksponentë të krimit.

Të gjitha komisariatet e kryeqytetit kanë marrë urdhër të nisin aksionin për heqjen e tyre.

Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’, policia ka çmontuar 181 kamera në 5 qarqe, më konkretisht 59 në Shkodër, 47 në Durrës, 16 në Vlorë 39 në Korçë dhe së fundmi 20 në Fier. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani.

Këto kamera ishin “sytë” e njerëzve të krimit për të monitoruar lëvizjet e policisë. Operacioni nisi fillimisht në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ku kamerat ishin vendosur në lagjet e fiseve Lici dhe Bajri.

Po ashtu edhe në Shijak ishin vendosur nga anëtarë të bandës së Avdyljave dhe konkretisht u vunë në hetim Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.

Aktualitet