Bledar Muça, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është arrestuar ditën e djeshme pasi ka përplasur një efektiv policie.
Bëhet me dije se Muça teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij ka përplasur efektivin e policisë së burgjeve, që quhet Hekuran Pisha, ndërkohë që ky i fundit ishte duke udhëtuar me motorr.
Polici aktualisht ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, bën me dije report tv.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arrestuar Bledar Muça, i cili njihet për disa ngjarje kriminale. Ai ndryshe njihet edhe si miku i familjes “Çapja”, një ndër më të njohurat në Elbasan.
Kujtojmë se 2 vite më parë Muça u dënua me 2 vite burg pasi goditi me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit.
Sakaq dy miqtë Bledar Muça dhe Florenc Çapja, në 2016 i shpëtuan 2 atentateve të njëpasnjëshme, një prej tyre ai i 13 Shkurtit, në masakrën ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.