
Policia dhunon qytetarin, Prokuroria i refuzon denoncimin
Ilir Bega,28 vjeç është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit. Ai akuzohet për shkatërrim prone me mjete të forta.
Të hënën e kësaj jave ai ka goditur me shkelma gomat e makinës private te efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra.
I ati i 28 vjeccarit e ka kompesuar efektivin për dëmin material të shkaktuar nga i biri, por kjo nuk e ka ndaluar efektivin që të kallëzojë penalisht të riun.
Bega e ka kryer veprën penale pas një gjobe të marrë para dy vitesh. Sipas tij policët kanë ushtruar dhunë mbi të, gjithashtu Prokurori i Rrethit nuk ka pranuar të marrë kallëzimin e të riut ndaj forcave të policisë.
“Më morën me forcë dhe më tërhoqen zvarrë në Komisariat. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan.
Më goditen tre herë me grusht në gjoks. Efektivet më goditen edhe në krah. Më mbajten në Komisariat 9 orë, më pas më liruan.
Dëmin e makinës së policit e kompesoi babai menjëherë. Kam frike të denoncoj policët.
Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, ishte shprehur më parë Bega.