Aktualitet28 Gusht 2022, 14:29

Policia e pakonkurueshme

Shkruar nga Pamfleti
Policia e pakonkurueshme

Foto Ilustruese

Kush hyn e del ilegalisht në kufirin tonë, sipas kodit penal dënohet me gjobë deri në dy vjet burg! Mesa duket kufiri i Britanisë së Madhe është dy herë më i rëndësishëm se kufiri shqiptar, por është koha për të menduar edhe për kufijtë e tjerë përveç kufijve të Anglisë. Meqë shtatori është në prag disa propozime ligjore

Shkruan Lutfi Dervishi

Policia e pakonkurueshme:

PER:

1-Të zbuluar klandestinët e vendeve të treta dhe transportuesit e tyre.

2-Sallonet e masazhit për prostitucion.

3-Personat që kryejne punime pa leje në shtëpi.

4-Torturuesit dhe vrasësit e kafshëve.

5-Shezlonget dhe çadrat pa leje në plazh.

6-Parkimet e parregullta brenda lagjes.

POR

1. Për personat në kerkim,

për vrasësit me pagesë,

2. Për trafikun e drogës,

3. Për riciklimin e narkoparave,

4. Për trafikun e armëve dhe eksplozivëve,

5. Për krimin kibernetik

6. Për korrupsionin, por edhe për përshirjen e jo pak uniformave blu në krimin e organizuar, flasim…shekullin e ardhshëm!

Dhe çfarë të mbetet në mendje këto ditë? Deklarata e ministrit të Brendshëm: 4  vjet burg për shqiptarët që kalojnë ilegalisht kufirin Francë- Angli, Hollandë- Angli, Belgjikë- Angli.

Kush hyn e del ilegalisht në kufirin tonë, sipas kodit penal dënohet me gjobë deri në dy vjet burg!

Mesa duket kufiri i Britanisë së Madhe është dy herë më i rëndësishëm se kufiri shqiptar.

Por është koha për të menduar edhe për kufijtë e tjerë përveç kufijve të Anglisë. Meqë shtatori është në prag disa

propozime ligjore:

-Kalimi i paligjshëm i kufirit Shqipëri-Kosove, 3 vjet burg dhe sekuestrim automjeti dhe kali.

-Hyrja ilegale në hapësirën Shengen: 3 vjet e gjysëm burg. Sekuestrim i automjetit, tragetit ose avionit me të cilin ke udhëtuar.

-Kalim i paligjshëm i kufirit Meksikë-SHBA, 10 vjet burg. Heqje e të drejtës për të zgjedhur dhe pery t’u zgjedhur pery 101 vjet!

Forum Britani e Madhe emigrantë gomone klandestine Lutfi Dervishi