Aktualitet20 Nëntor 2022, 10:29

Policia e Shtetit nën këmbët e një batakçiu dhe injoranti si Ardi Veliu

Shkruar nga Pamfleti
Policia e Shtetit nën këmbët e një batakçiu dhe

Policia e Shtetit nën këmbët e një batakçiu dhe injoranti si Ardi Veliu

Drejtorive të SHÇBA rajonale, përveçse do t’u pakësohen specialistët, do të tjetërsohen në “Zyra postare”, që do presin ankesat e denoncimet për punonjësit e policisë dhe do t’i dërgojnë ato në adresë të drejtorit Ardi Veliu, i cili do t’i seleksionojë e të japë rekomandimet për çdo rast, se kush duhet pezulluar, shkarkuar, ulur në gradë e detyrë, transferuar, përjashtuar, kallëzuar apo arrestuar

Pas emërimit të Ardi Veliut Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ky shërbim disiplinor dhe hetimor brenda Policisë së Shtetit, po strukturohet si një “GESTAPO” nën komandën e tij kundër punonjësve të policisë.

Përveç procesit të Veting, që Edi Rama ia dha me ligj si monopol presioni, goditjesh e spastrimesh klienteliste, Ardi Veliu ka filluar të kthejë në struktura ‘kukulla’ pa asnjë kompetencë, degët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në 12 drejtoritë e qarqeve.

Pa ligj, Ardi Veliu ka nxjerrë rregullore të brendshme, me të cilën u ka hequr degëve SHÇBA, kompetencën për të verifikuar, hetuar edh gjykuar abuzimet e punonjësve të policisë.

Duke nisur nga muaji janar 2023, të gjithë denoncimet ndaj policëve, do verifikohen dhe hetohen vetëm nga një komision i posaçëm me funksion “gjurmimi, prokurorie e gjykate” me 10 anëtarë, që Ardi Veliu po krijon brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Mbikëqyrjes Policore.

Drejtoritë rajonale, përveçse do t’u pakësohen specialistët, do tjetërsohen në “Zyrë postare”, që do presin denoncimet e qytetarëve dhe do t’i dërgojnë vetëm në adresë të drejtorit Ardi Veliu.

Ndërsa ky, pasi t’i seleksionojë e të japë rekomandimet preferenciale për çdo rast, do t’ia  dorëzojë komisionit special, i cili do ketë dhe të drejtën e pakufizuar, të gjurmojë më tepër, të hetojë, gjykojë e marrë vendim për punonjësit e policisë.

Pra, do varet vetëm nga Ardi Veliu, nëse një punonjës policie duhet pezulluar, shkarkuar, ulur në gradë e detyrë, transferuar, përjashtuar, kallëzuar penalisht e arrestuar, duke vepruar si pas shprehjes popullore: “Vetë Ali e vetë Kadi” brenda policisë.

Fakti, që përveç procesit të vetingut, Ardi Veliu do ketë në dorë dhe hetimin e vendimet, krijon presion e kërcënim të dyfishtë ndaj punonjësve të policisë, të cilat duhet të qëndrojnë urtë e t’i binden çdo urdhri, ndryshe mund të shkarkohen, përjashtohen e përfundojnë në burg./Pamfleti

Kryesore #batakçiu #injoranti Ardi veliu policia e Shtetit