Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Sipas informacioneve për mediat kosovare, deri tani është arrestuar drejtori i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, i cili është në këtë detyrë nga shkurti i vitit 2020.
Aksioni është duke vazhduar, ndërkaq pritet arrestimi i tetë zyrtarëve në këtë ministri.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”,– thuhet në njoftimin e policisë.