Bota13 Qershor 2018, 17:06

Policia ngre alarmin: Nëse keni pasur marrëdhënie me këtë burrë jeni në rrezik!

Shkruar nga Pamfleti

Policia ngre alarmin: Nëse keni pasur marrëdhënie me këtë burrë jeni në rrezik!

Prej 11 vitesh rezultonte të ishte pozitiv ndaj virusit HIV, por pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për këtë sëmundje vazhdonte të kishte raporte seksuale me partnerë të ndryshëm, pa marrë asnjë masë mbrojtëse.

Për këtë, në përfundim të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Ankonës, policia arrestoi personin në fjalë. Claudio Pinti 36-vjeç me prefesion shofer ndodhet tashmë pas hekurave, por frika dhe alarmi i lëshuar është i madh: Ai mund të ketë infektuar 228 persona të tjerë!

Ndonëse ai e mohon të jetë i sëmurë, problemi më i madh i hetuesve është identifikimi i viktimave të mundshme të kontaktuara prej tij edhe nëpërmes chat-it e rrjeteve sociale.

APELI I POLICISË PËR TË GJETUR VIKTIMAT
“Për arsye hetimi me interes të lartë publik pasi mund të preken të tjerë persona të pafajshëm policia e Ankonës po përpiqet të kontaktojë me ato femra që kanë pasur raporte intime me Claudio Pintin (Shpërndahet edhe fotoja).

Kushdo që ka informacione të vlefshme, apo ka pasur marrëdhënie me të duhet të kontaktojë me urgjencë me policiët e komisariatit të Ankonës rreth paradites në numrin e telefonit 0712288595″,- thuhet në njoftimin e policisë./Burimi: Tg.com(BW)/

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

Bota