Aktualitet17 Tetor 2019, 16:06

‘Politika ja arriti qëllimit kundër BE’, Arian Nikaj: Me Sali, me Bashë, me Metë, me Ramë bllokuan në unitet Reformën

Shkruar nga Pamfleti

Bllokuan në unitet të plotë Reformën prej 3 vjetësh nga momenti i miratimit në Parlament.
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të vazhdojë të bllokohet derisa komuniteti ndërkombëtarë të heqi dorë përfundimisht

Shkruan Arian Nikaj

Kohë braktisjesh; ne u braktisëm nga Makron si Kurdët nga Tramp.
Izolimi tradicional I Oligarkisë Kriminale vazhdon duke na trajtuar si Marksi një tufë fisesh baritore të paaftë për të krijuar shtet, por administrim tribal nën tingujt e këngës : “S’jam tribu”
Politika Shqiptare ja arriti qëllimit të gjithë pa përjashtim kundër BE me Sali me Bashë, me Metë, me Ramë.
Bllokuan në unitet të plotë Reformën prej 3 vjetësh nga momenti i miratimit në Parlament.
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të vazhdojë të bllokohet derisa komuniteti ndërkombëtarë të heqi dorë përfundimisht duke u dakortësuar me Oligarkine Kriminale me daljen nga mundësia e pranimit në BE duke e parë Shqipërinë njësoj si Turqia ose pjesë e Azisë së vogël duke e konsideruar Ballkanin Perendimor si ishull Aziatik ose si kufiri perendimor i Kinës, Rusisë dhe Turqisë.

codramol
smile

Forum ‘Politika ja arriti qëllimit kundër BE’ Arian Nikaj: Me Sali me Bashë me Metë me Ramë bllokuan në unitet Reformën prej 3 vjetësh