Aktualitet15 Dhjetor 2018, 17:32

Politikanët po dridhen! Avokati: Në ‘sitë’ krimet që nga viti 1991, kush i ka duart të pista do ta pësojë!

Shkruar nga Pamfleti
Politikanët po dridhen! Avokati: Në ‘sitë’ krimet

Politikanët po dridhen! Avokati: Në ‘sitë’ krimet që nga viti 1991, kush i ka duart të pista do ta pësojë!

Avokati i njohur, Saimir Vishaj, ka paralajmëruar të gjithë politikanët, se kush i ka duart e pista, do ta pësojë me ngritjen e SPAK dhe BKH, dy institucioneve të reja të drejtësisë, që do të nisin goditjen në nivele të larta në fillim të vitit 2019. Prokuroria e Gjykata Specilae do të ngrihen pas krijimit të Këshillit të lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësor.

Sipas kreut të avokatëve penalist Saimir Vishaj, njëherazi Anëtar i Këshillit të Monitorimit të Institucioneve të Drejtësisë, SPAK, do të ketë hapësirë për të hetuar zyrtarë të lartë për vepra penale që datojnë nga 1991.

“Ligji i ri i jep të drejtë SPAK, prokurorisë së Posaccme dhe Gjykatës së Posaccme, i jep të drejtë, të gjitha veprat penale që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, t’i shtrijnë efektet përtej afatit të parashtrimit. Prandaj politikanët tanë dridhen sot, se e ndjejën frikën. Kush i ka ngjyer duart, kush i ka duart të pista, do të jetë në bankën e të akuzuarve”, është shprehur kreu i avokatëve penalistë, Saimir Vishaj.

Këtë deklaratë Vishaj e bëri nga aktiviteti “Toga e Artë” e avokatëve penalistë ku sipas tij me ndryshimet ligjorë avokatët duhet të rriten profesionalisht. Me çmimin “Toga e Artë” për këtë vit u vlerësuan avokatët Përparim Noka, Ylli Kamberi, Eni Cobani, Ndre Molla, Liljana Tangu.

Aktualitet krimet Reforma në Drejtësi saimir vishaj SPAK