Kosova23 Nëntor 2022, 08:40

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Mesto: Beograd Datum: 03.03.2010 Dogadjaj: POLITIKA - izjave za novinare ministra za Kosovo i Metohiju Srbije Gorana Bogdanoviæa i državnog sekretara Ministarstva pravde Srbije Slobodana Homena posle sastanka sa šefom Misije Euleksa Iv de Kermabonom (Yves de Kermabon) Licnosti: Goran Bogdanoviæ

Politikani serb në Kosovë, Goran Bogdanoviç, derisa e ka përshkruar situatën në të cilën gjenden serbët e Kosovës, ka thënë se ata i përdorë Beogradi si derra për eksperimente.

“Asgjë nuk ndodh pa pëlqimin dhe drejtimin e Beogradit. Kushdo që kundërshton ndonjë vendim do të jetë në telashe. Beogradi na drejton dhe na përdor si derra për eksperimente”, është shprehur Bogdanoviç që më parë ishte ministër “për Kosovën” në qeverinë e Mirko Cvetkoviç.

Ai ka shpjeguar dilemat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë, sidomos pas takimit të së hënës në Bruksel.

“Njerëzit janë të befasuar dhe nuk shohin dallimin mes targave KS dhe RKS. Sepse për të pasur targa KS duhet të kesh letërnjoftim të Kosovë dhe patent shofer të Kosovës. Shtrohet pyetja, pse e gjithë kjo për targat KS, nëse është diçka që tashmë duhet t’i kemi”, është shprehur ai në një intervistë për medien serbe “Danas”.

Politikani nga komuna e Leposaviqit ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti nuk po i respekton kërkesat dhe të drejtat e serbëve që jetojnë Kosovë.

“Nëse do të donte t’i respektonte, takohet dhe flet me ne. Dhe ai boshllëk në mes të qeverisë së Kosovës dhe serbëve po përdoret nga brokerë dhe njerëz të ndryshëm për të përdorur diçka banale. Po hyjmë në një situatë ku kemi frikë se a do të ketë luftë apo jo. Është poshtëruese për ne serbët në Kosovë”, shtoi Bogdanoviç.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq Beogradi Goran Bogdanovic

Kosova