Sport28 Dhjetor 2022, 20:06

Politikani spanjoll akuza Ronaldos dhe Xheorxhina Rodriguez: Po bëni pornografi të ashpër

Shkruar nga Pamfleti
Politikani spanjoll akuza Ronaldos dhe Xheorxhina Rodriguez: Po bëni

Politikani spanjoll akuza Ronaldos dhe Xheorxhina Rodriguez: Po bëni pornografi të ashpër

Dhurata që Xheorxhina Rodriguez i bëri Kristiano Ronaldos për Krishtlindje ka bërë bujë, por edhe ka shkaktuar që në rrjetet sociale e jo vetëm të hapet një debat i gjerë dhe të këtë polemika të shumta drejtuar çiftit. Dhurata ishte shumë e veçantë, një makinë Rolls Royce me një vlerë marramendëse, plot 345 mijë euro.

Por shumëkush nuk ka pëlqyer këtë pompozitet në një periudhë kur bota po kalon krizë ekonomike dhe nuk kanë munguar kritikat për të dy, që kanë bërë gjithçka publike në rrjetet sociale.

Kritikave dhe akuzave u është shtuar edhe ajo e politikanit spanjoll, Miguel Angel Revija, i cili në një emision televiziv në Spanjë, ka dalë hapur kundër çiftit.

“Mua më duket diçka pornografike. Me atë që po kalojnë njerëzit, këto gjëra që shfaqen në televizione dhe rrjetet sociale nuk janë morale. Kjo lloj sjellje është pornografia më e ashpër”, ishte akuza e tij ndaj Ronaldos dhe Xheorxhinës.

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Sport Kristiano Ronaldo Miguel Angel Revija politikani spanjoll Xheorxhina Rodriguez