Live17 Prill 2024, 20:22

Agron Duka i rrit tensionin Berishës: Unë do bëhem kryeministër!

Shkruar nga Pamfleti
Agron Duka i rrit tensionin Berishës: Unë do bëhem

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin të “Pashoq” do të jetë kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ai ka folur për mundësinë e bashkimit me Rithemelimin, si dhe për ndasitë me Sali Berishën. Po ashtu ka folur mbi emrin e opozitës si kandidat për kryeministër, teksa u ndal dhe te mandati i Olta Xhaçkës, aksionet e SPAK, gjendja e Ilir Metës, zgjedhjet e 2025, bilanci i Ramës, aferat, skandalet apo dhe dështimi me Bujqësinë. Duka nuk e përjashtoi kandimin për kryeministër. 

Ndiqni intervistën e tij në orën 21.00 përballë gazetares Ediona Dervishi në kanalin e ‘Pamfletit’ në ‘You Tube’.

Intervista

-Duke njohur a është Berisha alternativa e duhur?

Berisha nuk ka mundësi objektive të drejtojë opozitën. Nëne nesër do jetë në kushte që të bëjë takime, etj. Po.

Nëse ne nuk dalim me tezën që qeveria e ardhmes të riciklojë figurat e ardhshme e kemi të vështirë të përballojmë mazhorancën.

-E keni fjalën që nga kandidati për kryeministër?

Kandidati duhet gatur që tani. Ndërsa ajo që quhet qeveri në hijem, duhet ndërtuar nga njerëz të provuar në qeverisje. Kjo është mënyra për të krijuar një alternativë ndryshe. Pra alternativa e mazhorancës me kumbulal e dardha dhe e opozitës me njerëz  që nuk ke ku i kap?

-Ka emra?

Ka si nuk ka. Një po te them një Tabaku, Boçi, Cara. Në partinë time kam nja 10 unë. Problemi është në princip.

-Po për kryeministër?

Nuk mund të them.

-A thatë ka emra?

Kryeministri është gjë tjetër. 

-Kryeministri nuk është jashtëtokësor?

Do dalë pas zgjedhjeve. Varet sa vota merr secila palë. Sipas meje, nëse Rithemelimi merr vota më shumë, i takon atij. Në qeverinë në hije mund të jenë nga të gjitha forcat. Duhet alternativë se ne s’jemi njësoj, keq për keq mbajnë këta që është ata. Kush është më i mirë Agron Duka apo Anila Denaj? Emra ka plot.

-Më thuaj një kandidat për kryeministër...

Agron Duka, Gaz Bardhi, Boçi, Tabaku.

Live